image Nuk mori ftesë për dasmën e Arbanës, ja çfarë thotë Balina

Bota e Yjeve

Nuk mori ftesë për dasmën e Arbanës, ja çfarë thotë Balina

news image

Balina Bodinaku i është rikthyer edhe njëherë përplasjes virtuale që pati me Arbana Osmanin. Ajo ka folur për deklaratën e moderatores në “Post Big Brother Vip”, e cila tha se në edicionin e shkuar ka pasur edhe opinionistë që kanë qenë fansa të banorëve, duke iu referuar komenteve të saj ndaj Donaldit.

E ftuar në emisionin “N’kafe”, Balina u shpreh e habitur për këtë përcaktim, duke kujtuar vetë deklaratat e Arbanës, e cila është shprehur më herët se opinionistët kanë mendimin e tyre.

“Çdo me thënë të jesh fanse kur në studio gjithmonë thuhej që opinionistët kanë një mendim të tyre dhe nuk janë gjyqtarë”, është shprehur.

Më pas, e pyetur nëse Arbana e ka ftuar apo jo në dasmë, Balina u shpreh se nuk priste një ftesë, por i uroj më të mirat, që çdo gjë të shkojë ashtu sikurse ajo ka ndërruar.

“Jo dhe nuk e prisja një ftesë sepse nuk kemi pasur atë marrëdhënie aq të ngushtë, por i uroj më të mirat. Uroj që dasma të shkojë ashtu si ajo e ka ëndërruar”, është shprehur Balina.

/GazetaSinjali/