Një person ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë, pasi që nuk kishte dëshmi se është vaksinuar kundër COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, e ku është vërtetuar se më parë i ishte ndaluar hyrja për shkak të mungesës së dëshmisë.
I dyshuari gjatë intervistimit i ka konfirmuar Policisë se ka shfrytëzuar rrugë dytësore për të hyrë në Kosovë.
Kurse, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/