Një person ka pasur probleme shëndetësore gjatë mbrëmjes së sotme afër Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan. Për kundër se në media ishte raportuar si plagosje, në fakt ngjarja nuk rezulton të jetë e tillë.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një person kishte pasur probleme shëndetësore për çka ka asistuar Policia e Kosovës. Sinjalizuesit kanë bërë me dije se personi në fjalë vuan nga epilepsia.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe zyrtarin për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqin, i cili ka mohuar të ketë pasur plagosje.
“Deri në momentin që ne po bisedojmë nuk ka asnjë rast të plagosjes në qytetin e Lipjanit. Një person ka pasur probleme shëndetësore për çka ka asistuar Policia e Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi./Gazeta Sinjali/