image Nuk ka gara për 'manjakët e shpejtësisë', Policia i zë 12 vetura që po tentonin të garonin në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Nuk ka gara për ‘manjakët e shpejtësisë’, Policia i zë 12 vetura që po tentonin të garonin në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Mbrëmë, pak para mesnate, Gazeta Sinjali raportoi se mbi 50 vetura janë mbledhur në autostradën “Ibrahim Rugova” për të zhvilluar gara shpejtësie.

Në pamjet e siguruara u pa një numër i madh i pjesëmarrësve, ku disa prej tyre kishin hyrë në mes të rrugës për të xhiruar garën.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/943865520210244/?cft[0]=AZU9kpeL1cVA2Og8-_BJvHvJb9DOoLgO4aeYbp0tXEpHOPMIWLb03nRPTXXN-aQ9g2d9MGfsRAIkCvr3oqG8Qv0HGRFlEMBHf2qXgdKqcpI3j3-g-vEM5nYnyj7odJRzqQoBRkNICdnYgs-F7389Sw8G3bKuQMUBvnIIgIm1pz7y4LqhUcE4fw2zDNZKzAlrDh4&tn=%2CO-R

Jo gjithçka shkoi siç këta vozitës e planifikuan, pasi u kapën nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi bëri të ditur se pak para mesnate, atëherë kur edhe raportoi Sinjali, në autostradë në drejtimin Prizren Veri – Prizren Jug janë njoftuar se është duke u planifikuar një garë me makina.

Me të marr këtë informacion, njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë arritur të ndalojnë 12 vetura, ku janë shqiptuar edhe 12 gjoba për drejtuesit e tyre, tregoi për Sinjalin Krasniqi.

/GazetaSinjali/