Një person ishte duke ngarë motoçikletën e tij në Brezovicë dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër, por të njëjtit, përfunduan në humnerë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet se derisa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi të dhe bie poshtë disa metra ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore pëson vozitësi si dhe pasagjeri i tij.
Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajit ku pasagjeri ndalet për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa vozitësi dërgohet për tretman në QKUK-Prishtinë./GazetaSinjali/