Gazeta Sinjali ka raportuar sot se si një 23-vjeçar dyshohet ta ketë ther me thikë një 51-vjeçar në Prizren. Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Raif Kiçe, ndërsa viktima është Nuredin Shinik. Viktima është dërguar në QKUK për shkak se ka qenë në gjendje të rëndë e ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Si ndodhi ngjarja?
Më 11 nëntor, në mesnatë, në një lokal në Prizren, Nuredin Shinik ka refuzuar ta shërbejë me birrë Raif Kiçen, i cili pastaj ka nxjerrë thikën dhe ka ther në bark viktimën. Pas këtij veprimi, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se i pandehuri pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se prezenca e tij është siguruar në mënyrë të dhunshme nga ana e zyrtarëve të policisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/