image Nuk i pastroi rrugët nga bora, gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë

Siguri

Nuk i pastroi rrugët nga bora, gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë

news image

Edhe një kompani tjetër që merret me mirëmbajtjen e rrugëve lokale është gjobitur nga Policia e Kosovës.

Bëhet fjalë për një kompani pastrimi në Shtërpcë, e cila është gjobitur pasi që rrugët nuk ishin të pastruara nga bora.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas ankesave të qytetarëve ka inspektuar rrugët ku është vërejtur se kishte borë dhe ngrica.

Ndaj kësaj kompanie është iniciuar fletëparaqitja për gjykatë, për shkak se nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse ishte paralajmëruar nga policia. /GazetaSinjali/