image ‘Nuk flas më me vëllain, është pro luftës ruse’ – Ukrainasja tregon se ka ndërprerë kontaktet me të gjithë familjarët në Rusi

Botë

‘Nuk flas më me vëllain, është pro luftës ruse’ – Ukrainasja tregon se ka ndërprerë kontaktet me të gjithë familjarët në Rusi

news image

Shtetasja ukrainase, Irina Romanova, e cila jeton në Shqipëri ka ndarë një rrëfim emocionues lidhur me luftën në Ukrainë.

Romanova ka thënë se nuk flet me vëllain që ka në Rusi, pasi që ai mbështet agresionin rus në Ukrainë dhe nuk e beson luftën që po zhvillohet atje.

“Ne nuk flasim, kemi ndërprerë komplet marrëdhëniet”, tha ajo në emisionin Mirëmëngjes në Euro News Albania.

Sipas saj është zgjedhje ajo që beson njeriu duke qenë se tashmë ka mundësi të shumta informimi.

Romanova tregoi se i kanë treguar vëllait për luftën në Ukrainë dhe sesi bombat kalojnë mbi kokën e tyre, por ai mbështet Rusinë dhe thotë se lufta po bëhet nga vetë ukrainasit.

“Me gjithë familjarët e mi që banojnë në Rusi kemi ndërprerë marrëdhëniet njëherë dhe përgjithmonë,” – rrëfeu ukrainasja.

/GazetaSinjali/