image "Nuk është largu lisi..."/ Pas më shumë se 1 muaji komuna e Prizrenit nuk ka larguar lisin që i mori jetën një 18-vjeçari

Siguri

“Nuk është largu lisi…”/ Pas më shumë se 1 muaji komuna e Prizrenit nuk ka larguar lisin që i mori jetën një 18-vjeçari

news image

Një aksident i cili rezultoi të jetë fatal ka ndodhur më 1 gusht në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren, te shtegu i këmbësorëve,  ku u rrëzua një lis dhe u lënduan 3 kalimtarë. Kurse, rreth një muaj më pas një nga të lënduarit, 18-vjeçari Eron Shala ndërroj jetë në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Komuna e Prizrenit siç duket ende nuk ka marrë mundimin që të largojë lisin që i morri jetën 18-vjeçarit dhe as të rregullojë rrethojat e urës ku ra lisi.

Në një postim të bërë në Facebook nga Agim Sulaj, shihet ende lisi në vendin ku ka ndodhur ngjarja tragjike. Sulaj ka shkruar se ndonëse është bërë data 12 shtator, komuna ende nuk ka larguar lisin dhe nuk janë marrë masa parandaluese.

“Me 12 shtator, as nuk është largu lisi, as nuk është rregullu rrethoja e urës, as nuk janë marrë masa parandaluese për fatkeqësi të tjera të kësaj natyre nga autoritet lokale!”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/