image Stuhia mbrëmë në Kosovë e ndan përgjysmë një lis në Istog

Kosovë

Stuhia mbrëmë në Kosovë e ndan përgjysmë një lis në Istog

news image

Një stuhi e përcjellë me shi mbrëmë ka goditur një pjesë të Kosovës.

Moti me shi dhe vetëtima, pas një dite të nxehtë me diell, është përcjellur kryesisht në zonën e Dukagjinit.

Si pasojë e kësaj, në fshatin Tomoc të Istogut një lis është çarë në mes.

Në disa fotografi shihet se si një lis është ndarë në dysh tërësisht.

Kujtojmë se Istogu zakonisht është komuna më e prekur nga fatkeqësitë natyrore./ Gazeta Sinjali/