image E rrezikshme: Një lis në Parkun e Qytetit gati të bie mbi zonën ku luajnë fëmijët

Sociale

E rrezikshme: Një lis në Parkun e Qytetit gati të bie mbi zonën ku luajnë fëmijët

news image

Parku i Qytetit në Prishtinë njihet për numrin e madh të lisave që posedon, të cilët sjellin një ambient fantastik për qytetarët e vendit.

Por, sot gjatë ditës njëri nga ta po rrezikon jetën e atyre që zgjedhin ta frekuentojnë si vend, pasi siç raporton sinjalizuesi i Sinjalit, i njëjti është shkëputur nga disa prej rrënjëve të tij.

Ata që po rrezikohen më së shumti nga rënia e tij janë fëmijët, ku siç shihet në pamjet në vijim, rrënjët e shkëputura kanë drejtuar lisin nga zona e rezervuar për fëmijë.

/GazetaSinjali/