image Gjendet duke tentuar të bëjë vetëvrasje në një pyll të Vitisë

Siguri

Gjendet duke tentuar të bëjë vetëvrasje në një pyll të Vitisë

news image

Një banor i fshatit Debellde të Vitisë ia ka shpëtuar jetën një personi, të cilin e kishte gjetur të shtrirë në pyllin e këtij fshati, me frymëmarrje të dobësuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se dëshmitari u ka thënë hetuesve se qytetarin e ka gjetur afër një lisi, në të cilin ishte i vendosur një litar.

Sinjali mëson se ai është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit dhe pasi ka marrë tretmanin mjekësor është liruar për në shtëpi.

Ky rast është klasifikuar si “tentim vrasje”./Gazeta Sinjali/