Mevlan Shaba i njohur si konkurrenti më i përfolur nga emisioni i dashurisë Përputhen, pati publikuar një këngë që sipas tij ishte dedikuar për Ledjana Prengën, e që faktikisht të gjithë mendonim se ishte me të vërtetë një dedikim kushtuar asaj, po kjo po del të jetë një gënjeshtër, shkruan Gazeta Sinjali.
Ish-konkurrentja e Përputhen ka zbuluar gënjeshtrën e 33-vjeçarit, duke paralajmëruar se së shpejti do të dalë versioni origjinal i saj dhe se autori nuk është Mevlani.
E gjitha kjo nisi pas deklaratës së këtij të fundit në një nga emisionet e Shqipërisë ku tha se:
“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje.”
Më pas, Ledjana reagoi përmes postimeve në InstaStory ku shkruante:“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”
“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.