image Nuk e respektuan vendimin e AUV për mbyllje, Policia i mbyll sërish dy lokale në Vushtrri

Siguri

Nuk e respektuan vendimin e AUV për mbyllje, Policia i mbyll sërish dy lokale në Vushtrri

news image

Policia e rajonit të Mitrovicës së Jugut ka inspektuar 34 lokale të gastronomisë për të parë nëse po respektohen masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga inspektimi i këtyre lokaleve, policia ka vendosur që t’i mbyllë dy lokale në Vushtrri, pasi sipas Policisë pronarët e lokaleve të gastronomisë nuk kanë zbatuar masat ndaj të cilëve, inspektorët e AUV, me vendim u kishte ndërprerë (mbyllur) veprimtarinë për 30 ditë.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka shoqëruar dy persona për intervistim.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose shenjave”.

/GazetaSinjali/