image "Nuk e dija edhe sa kohë më ka mbetur", nëna e Ritës rrëfen momentin kur u diagnostifikua me kancer të gjirit

Bota e Yjeve

“Nuk e dija edhe sa kohë më ka mbetur”, nëna e Ritës rrëfen momentin kur u diagnostifikua me kancer të gjirit

news image

Psikiatrja Vera Ora, njëherit nëna e këngëtarës me origjinë shqiptare, Rita Ora si rrallë herë ka folur për përballjen e saj me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Ora tha se nga kjo sëmundje u prek në moshën 39 vjeçare dhe për të e familjen ishte kohë e vështirë.

“Në atë kohë i kam pas fëmijët, nuk kam punuar dhe jam marr me sëmundjen, me terapi e cila ka qenë mjaftë e gjatë. Ka qenë mjaftë e mundimshme, si grua kam qenë mjaftë e prekur në shumë aspekte”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se kur u diagnostikuar me këtë sëmundje nuk kishte ndonjë shenjë të saj, andaj as doktorët në Britani të Madhe nuk i rekomanduan asaj që të bënte mamogram, teksa tregoi se diagnostifikimin e kishte përjetuar tejet rëndë.

“Thash diçka nuk është në rregull dhe më tha doktori je e re nuk ke ndonjë shenjë të kancerit nuk ndodh tek moshat kaq të reja. Edhe i thash e dua një mamogram. Pasi që e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndi shumë keq sepse thoshte që s`të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente ishta në një kaos mendor nuk ia vura veshin dhe aty filloi ajo rutina, diagnostikimi, tretmani, operimi, terapia. Në moshë të re me u prek me kancer është shumë e vështirë, nuk e dija edhe sa kohë më ka mbetur për të jetuar. Ka qenë traumë për mua, për familjen. Kam kërkuar të kemë terapi nga psikologu, kam qarë, jam ndi shumë e zhgënjyer me fatin që më ka ndodh, mirëpo t`u i pas edhe fëmijët doja me ju tregu që nuk bën me u dorëzu”, tregoi Ora.

Ajo po ashtu tregoi se e ka zbuluar që ka kancer në fazën kur është dashur të ketë intervenim, radioterapi e kimioterapi, teksa shton për emisionin “Kallxo Përnime” se beson që stresi ka qenë arsyeja më e madhe e sëmundjes së kancerit.

/GazetaSinjali/