image Nuk duhet t'i injoroni këto simptoma të Omicronit tek fëmijët

Shëndetësi

Nuk duhet t’i injoroni këto simptoma të Omicronit tek fëmijët

news image

Është rritur numri i fëmijëve që po infektohen me COVID-19, sidomos pas shfaqjes së Omicronit.

Ekspertët kanë thënë që fëmijët mund të mos sëmuren rëndë, mirëpo mund t’i përjetojnë disa simptoma.

Simptoma, të cilat duhet të merren parasysh janë ethet, rrjedhja e hundëve, kollitja e lehtë si dhe skuqja në pjesë të ndryshme të trupit.

Drejtori i Përgjithshëm i të Dhënave, Analizave dhe Mbikëqyrjes në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar bëri thirrje për kujdes të shtuar, shkruan The Sun.

Megjithëse normat e sëmundjeve serioze nga infeksionet Omicron mbeten të ulëta, ne ende po shohim një numër të madh rastesh, veçanërisht tek fëmijët. Prandaj duhet kujdes i shtuar dhe patjetër vaksinimi”, tha Steven Riley.

/GazetaSinjali/