image “Nuk doja të përfundonte kështu”, zbardhet dëshmia në polici e grekut që vrau 39-vjeçarin shqiptar

Evropë

“Nuk doja të përfundonte kështu”, zbardhet dëshmia në polici e grekut që vrau 39-vjeçarin shqiptar

news image

Një shqiptar 39-vjeçar është vrarë dje në Pire të Greqisë, nga një 68-vjeçar grek, i cili qëlloi dy herë mbi babain e 3 fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend. Autori e ka qëlluar një herë me armë në kokë shqiptarin, e më pas e ka qëlluar edhe për herë të dytë.

Sipas mediave greke, dëshmitarët thanë se ka patur një debat mes tyre, dhe se vrasësi debatonte përditë jo vetëm me shqiptarin por edhe me fqinjët e tjerë.

“Nuk doja që të përfundonte kështu”, ka thënë në polici 68-vjeçari grek, edhe pse në vendngjarje, pasi vrau shqiptarin, tha se “tani mbarova punë me ty”, duket se i moshuari grek është penduar për krimin.

“Kishim fërkime prej vitesh. I vendosnin makinat nga parkingu në trotuar. Bllokonin rrugët. Isha ankuar shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, ka thënë vrasësi në polici, raporton televizioni MEGA.

Por edhe pse tani shpreh pendesë, 68-vjeçarit grek i mjaftuan vetëm pak sekonda që t’i merrte jetën babait të 3 fëmijëve.

Pasi debatit verbal që patën, 68-vjeçari grek shkoi në banesën e tij dhe u kthye me pushkë në dorë. Ai kapi në flagrancë shqiptarin dhe e qëlloi me një plumb në kokë. Edhe pse 39-vjeçari dergjej në tokë, autori e qëlloi për herë të dytë duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi brutal tronditi mbarë opinionin publik në Greqi. Banorët e zonës e kanë përshkruar 68-vjeçarin si një person problematik dhe që ishte konfliktuar edhe me fqinjë të tjerë të lagjes.

Policia greke thotë se edhe pushkën e krimit, 68-vjeçari e posedonte pa leje. /tvklan.al

/GazetaSinjali/