image Nuk do ta kishit menduar se Jennifer Lopez nxiti themelimin e ‘Google Images’

Bota e Yjeve

Showbiz/ Nuk do ta kishit menduar se Jennifer Lopez nxiti themelimin e ‘Google Images’

news image

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, edhe pse në korrik të ketij viti  mbushi 50 vjet, ajo po arrin të marrë vëmendje  të  madhe sa herë që shfaqet në ngjarje publike.

Afro dy dekada më parë (në vitin 2000), këngëtarja dhe aktorja u bë kryetemë mediave kur u shfaq në ceremoninë e Grammy Aëards  me një fustan të Versace.

‘Fustani i frymëzuar nga xhungla’ që padyshim se është një prej veshjeve më ikonike në tepihun e kuq – është rikthyer në ceremoninë përmbyllëse të sfilatës për koleksionin pranveror për vitin 2020.

Madje për shkak të atij fustani ishte krijuar edhe ‘Google Images’, duke qenë se njerëzit kishin kërkuar shumë në Google për t’i gjetur fotografitë e J.Lo të asaj mbrëmjeje.

“Kam marrë vesh se për shkak të asaj nate dhe për shkak të atij fustani, është krijuar Google Images. Shumë njerëz e kanë kërkuar këtë dhe atëherë nuk kishin se ku të kërkonin fotografi në internet, prandaj u themelua Google Images”, ka treguar 50-vjeçarja.

Në këtë mënyrë, në prezencën e Donatella Versace, Lopez ka qenë kulmi i Javës së Modës në Milano të Italisë. /Gazeta Sinjali/