image "Nuk do ta gëzosh kurrë këtë pronë", kërcënohet 43-vjeçari në Malishevë derisa po e punonte tokën që e ka blerë

Siguri

“Nuk do ta gëzosh kurrë këtë pronë”, kërcënohet 43-vjeçari në Malishevë derisa po e punonte tokën që e ka blerë

news image

Në mëngjesin e sotëm, një 43-vjeçar ka raportuar në Polici se është kërcënuar nga një person tjetër në fshatin Magjarë të Malishevës.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se viktima ka deklaruar në Polici se është kërcënuar nga i dyshuari derisa ka qenë duke punuar në pronën e tij bashkë me disa punëtorë të tjerë.

Sipas tij, shkaku i kërcënimit ka qenë se i dyshuari nuk është pajtuar që prona të blihet nga viktima dhe kësisoj nuk e ka lejuar ta punoj tokën.

Burri 43-vjeçar ka treguar para zyrtarëve policorë se i dyshuari u ka thënë atyre “ndaleni punën menjëherë dhe largohuni nga këtu” dhe e ka kapur atë për krahu duke vazhduar me fjalë kërcënuese.

“Do t’i dërgoj njerëzit te shpia dhe nuk do ta gëzosh kurrë këtë pronë”, citohet t’i ketë thënë i dyshuari viktimës.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është kapur e më pas është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/