image Nuk besuan në koronavirus dhe organizuan festë, dhëndrit i vdes vjehrra në SHBA

Botë

Nuk besuan në koronavirus dhe organizuan festë, dhëndrit i vdes vjehrra në SHBA

news image

Një 43-vjeçar nga Teksasi, i quajtur Tony Green, nuk besonte në ekzistencën e koronavirusit, kështu ai dhe familja e tij i thyen të gjitha rregullat dhe organizuan një festë në familje, ku u infektuan të gjithë dhe vjehrra e tij vdiq.

Vjehrra e tij vdiq më 1 korrik, ndërsa 14 të afërm të tij, së bashku me të, u infektuan.

Ai në një medium lokal tha se mori një mësim të ashpër në realitetin e COVID-19.

“Isha i bindur që COVID-19 ishte një gënjeshtër e demokratëve për të diskredituar Trumpin, shkatërruar ekonominë dhe për të parandaluar rizgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara”.

Në festën e 13 qershorit, askush nuk e mbajti maskën, pasi u vlerësua si “e padobishme”.

“Ne besuam se më e keqja kishte mbaruar, se gjithçka do të ishte e lehtë, dyqanet do të hapeshin dhe askush nga ne nuk do të kishte simptoma. Por tani, ndihem përgjegjës për familjen time”./ Gazeta Sinjali/