image Nuk bëhet fjalë për variant të ri të COVID-19, “Deltacron” rezultat i një gabimi teknik - Sinjali

Nuk bëhet fjalë për variant të ri të COVID-19, “Deltacron” rezultat i një gabimi teknik

news image

Alarmi i lëshuar në Qipro për mundësinë e qarkullimit të një varianti të ri të koronavirusit duket se ka ardhur nga një gabim teknik.

Të shtunën u raportua se në Qipro ishin zbuluar 25 raste të një varianti të ri që u emërua “Deltacron”.

Variantit iu vu ky emër pasi rastet e identifikuara kishin variantin Omicron me background gjenetik të Delta-s.

Por, ditën e sotme, “gabimi teknik” u njoftua me anë të një postimi në Facebook nga asistent profesor i Virologjisë në EKPA dhe anëtar i komisionit të ekspertëve Gikas Majorkinis .

“Lidhur me Deltacron (përzierjen e Delta dhe Omicron) në Qipro, që u raportua në mediat e vendit kohëve të fundit, analizat e para të pavarura tregojnë se bëhet fjalë për një gabim teknik të laboratorit në procesin e leximit të gjenomit,” thuhet në postim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin