image Kosova e nis mbarë kampanjën e re të Ligës së Kombeve - triumfon pastër ndaj Qipros si mysafir - Sinjali

Kosova e nis mbarë kampanjën e re të Ligës së Kombeve – triumfon pastër ndaj Qipros si mysafir

news image

Kosova e ka nisur mbarë kampanjën e re të Ligës së Kombeve.

Dardanët kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 si mysafir ndaj Qipros, në ndeshjen e parë të kampanjës së re të Ligës së Kombeve.

Valon Berisha i kaloi për herë të parë dardanët, duke shënuar një eurogol nga distanca në minutën e 65-të, pas një asitimi nga Vedat Muriqi.

Goli i dytë erdhi nga Edon Zhegrova i cili me një depërtim magjik, trullosi mbrojtësin kundërshtar Gogic, për ta dyfishuar epërsinë, që njëherit ishte goli i fundit i realizuar i ndeshjes.

Kosova gjendet në grupin e dytë në Ligën C, së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën Veriore.

Dardanët ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë të dielën ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: