image Notat: PSG 2-1 Lyon/ Vlerësimi i Shaqirit, Messit, Neymarit e Paquetas, që ishin më të mirët në fushë

Futboll

Notat: PSG 2-1 Lyon/ Vlerësimi i Shaqirit, Messit, Neymarit e Paquetas, që ishin më të mirët në fushë

news image

Kryendeshja e javës në Ligue 1 është zhvilluar mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit, transmeton Sinjali Sport.

Lideri i elitës franceze, PSG si nikoqire triumfoi ndaj rivalit Lyonit me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Paquetas në minutën e 54-të.

Neymar barazoi me anë të penaltisë në të 66-ën minutë.

Megjithatë për golin e përmbysjes u kujdes Mauro Icardi, pas asistimit të Mbappes.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 79-të, kurse Messi në të 76-ën.

Parisienët edhe me këtë fitore gjenden të parët me 18 pikë, përderisa mysafiret nga Lyoni kanë 8 pikë në pozitën e shtatë.

Pas përfundimit të këtij takimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, ku golashënuesi i vetëm te Lyoni, Paqueta, kishte më të mirën 7.8.

Nga radhët e vendasve, Neymar kishte më të lartën 7.6, kurse Messi i dyti me notë 7.5.

Shaqiri tek mysafirët ishte i treti me notën më të lartë, 7.0.

Paris Saint-Germain – Olympique Lyonnais Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/