Përballja më interesante e Grupit B ishte mes Kombëtares së Rusisë dhe asaj të Danimarkës, shkruan Sinjali Sport.
Danimarka e demoloi Rusinë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 1-4.
Futbollisti 20 vjeç Mikkel Damsgaard në minutën e 38-të ka realizuar golin e parë, Sulmuesi Yussuf Poulsen ka shënuar pas gabimit në mbrojtjen ruse golin e dytë.
Sulmuesi veteran Artem Dzyuba ka shënuar për Rusinë, nga pika e bardhë në minutën e 70-të golin e nderit.
Më pas Andreas Christensen me një super gol dhe Joakim Maehle përkujdesën për dy golat tjerë.
Danimarka pas ngjarjes që i ndodhi me lëndimin e Eriksenit, arriti që të lumturojë atë me këtë fitore dhe me kualifikim.
Në tjetrën anë sovjetikët humbën lojën e parë, derisa të dytën e fituan dhe kjo humbje rezultoi me eliminim për ta.
Kopenhaga e Danimarkës me stadiumin “Parken” ishte nikoqire e këtij ballafaqimi.
Dyshja Pierre-Emile Hojbjer me notë 8.0 dhe Andreas Christensen me notë 7.9 ishin të hatashëm për Danimarkën, duke u vlerësuar më së larti nga “Sofa Score”.
Përderisa paraqitja zhgënjyese e Georgiy Dzhikiya me notë 5.9 lë për të dëshiruar.
Futbollistët që luajtën në këtë ndeshje u notuan kështu: