Real Madridi zhvilloi derbin e mbrëmjes ndaj Sevillës, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të në La ligë, transmeton Sinjali Sport.
Real Madrid dhe Sevilla u ndan në paqe me rezultat 2-2, pas një drame në pjesë të dytë.
Fernando kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të, duke qenë kjo e tëra për këtë pjesë.
Periudha e dytë e kësaj përballje kishte gjithçka, ku mbretërit barazuan me Marco Asension në të 67-ën, kurse më pas Benzema në minutën e 76-të nxori një penalti, të cilën nuk e akordoi gjyqtari pasi që në aksionin përgjatë kishte prekur topin me dorë Eder Militao, gjë të cilën VAR-i e pa dhe akordoi penalti për mysafirët, ku realizoi Ivan Rakitiq.
Në kohën shtesë në minutën e 94-të goditjën e Toni Kroos e devijoi Diego Carlos e që i mundësoi madrilenëve barazimin në këtë super duel.
“Los Blancos” janë të dëshpëruar nga eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea dhe ky barazim e bën garën për titull ende më interesant, pasi që ngritën në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se Atletico, e një më shumë se Barcelona.
Në tjetrën anë ky barazim Sevillës, ia humb gjasat për një befasi të këndshme për t’u shpallur ata kampion, duke e ditur që tanimë janë gjashtë pikë larg liderit.
Në këtë ndeshje futbollistët më të dalluar ishin mesfushorët Ivan Rakitic me notën 7.9 dhe Toni Kroos 7.7.
Për dallim prej tyre në këtë takim, sa më shpejt për ta harruar do të donin Eder Militao dhe Lucas Ocampos, që të dy me notën më të vogël 6.1.
Notat e lojtarëve në këtë ballafaqim interesant që u zhvillua në Madrid: