Barcelona përmbyll javën e pestë në Laliga me barazim ndaj Granada, raporton Sinjali Sport.
Ky takim përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Katalunasit u tronditën menjëherë në minutën e parë, ku pësuan gol.
Domingos Duarte realizoi me kokë për golin e avantazhit te mysafirët.
Megjithatë, blarugranasit e barazuan në minutën e 90-të me anë të Ronald Araujos.
Me këtë barazim vendasit ngritën në pozicionin e 7 me tetë pikë, por me një lojë më pak, kurse mysafirët kanë vendin e 17-të me tre pikë.
Ndeshje e barabartë me shifra, por në fushë vendasit dominuan që nga goli i pësuar, por pa arritur të përmbysin, megjithatë nga kjo përballje Ronald Araujo mori notën më të lartë 8.1.
E po ashtu edhe nga mysafirët, golashënuesi kishte notën më të mirë, 7.8, kurse mesfushori Antonio Puertas me 6.0. u vlerësua më së ulëti.
Notat e të gjithë futbollistëve që luajtën sot nga “SofaScore”: