image Notat e lojtarëve: Athletic Bilbao – Real Madrid, Modriq më i vlerësuari

Futboll

Notat e lojtarëve: Athletic Bilbao – Real Madrid, Modriq më i vlerësuari

news image

“Los Blancos” luajtën në udhëtim ndaj skuadrës baske Athletic Bilbao, ku kanë fituar me rezultat minimal 0-1, raporton Sinjali Sport.

Nacho Fernandez realizoi golin e vetëm në këtë përballje në minutën e 68-të.

Madrilenët kanë pozitën e dytë në tabelë, ku do i bëjnë presion rivalit nga i njëjti qytet Atleticos që të lëshojë pikë në javën e fundit dhe të shpallet kampion.

Në anën tjetër ekipi vendas  pozicionohet në vendin e nëntë me 46 pikë.

Luka Modriq edhe njëherë i tregoi vlerat e tij, duke u vlerësuar më së larti në këtë takim me notën 8.3, ndërsa Raul Garcia për herë të dytë në këtë edicion ndaj Real Madrid u ndëshkua me karton të kuq, ku kjo ia mundësoi notën më të dobët në këtë ndeshje 6.1.

Notat e të gjithë futbollistëve në këtë përballje:

Athletic Bilbao – Real Madrid Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/