Manchester City u përball me Chelsean në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Dy finalistet e Ligës së Kampionëve luajtën një ndeshje interesante, ku mysafrët nga Londra fituan me rezultat 1-2.
Ekipi i Guardiolës doli në epërsi me golin e Sterling, ndërsa skuadra e Tuchel me Hakim Ziyech arritën që të barazojnë gjithçka, kurse Marcos Alonso realizoi golin e fitores në minutën e 93-të.
Sergio Aguero në minutën e 47-të kishte mundësinë që ta rritë epërsinë, por e humbi penalltinë.
Manchester City me këtë humbje vazhdon të pres që të sigurojë matematikisht titullin e ligës.
Në tjetrën anë ekipi i Tuchel me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 64 pikë të grumbulluara.
Në këtë takim lojtari më i mirë ishte Hakim Ziyech me notën 8.0, ndërsa bashkëlojtari i Andreas Christensen u notua me notën më të vogël 5.7.
Notat e lojtarëve në këtë përballje: