Sot në Londër u zhvillua gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampionëve, mes Chelseat dhe Real Madridit, shkruan Sinjali Sport.
Chelsea mposhti Real Madridin në “Stamford Bridge”, me rezultat 2-0 duke u kualifikuar në finale.
Timo Werner më në fund realizoi në një ndeshje të madhe, gjermani shënoi në portën thatë në minutën e 27-të.
Mason Mount ishte ai që realizoi golin e dytë në minutën e 85-të.
Ndeshja e parë në Madrid përfundoi pa fitues me rezultat 1-1, mirëpo në favor të “bluve” duke e ditur rregullin në Ligën e Kampionëve për golin e mysafirit.
Chelsea do të takohet me Manchester Cityn në finalen e madhe në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti me notën më të lartë në ndeshje ishte Edouard Mendy, portieri i vendasve me notën 8.2, po ashtu Werner u vlerësuar lartë me notën 8.1, kurse me notën më të ulët ishte Kai Havertz 6.3.
Ndërsa te Real Madrid më i miri ishte Luka Modric me notën 7.3, ndërsa më të dobëtit ishin dyshja franceze Karim Benzema dhe Ferland Mendy, që të dy të vlerësuar me notën 6.4.
Chelsea (7.25):
Mendy (8.2), Christensen (7.0), Silva (6.9), Rudiger (7.3), Jorginho (7.6), Azpilicueta (7.0), Kante (7.3), Mount (7.3), Chilwell (6.5), Werner (8.1), Havertz (6.3).
Real Madrid (6.66):
Courtois (6.7), Nacho (6.5), Ramos (6.7), Militao (6.7), Mendy (6.4), Casemiro (6.7), Kroos (7.0), Vinicius Jr.(6.7), Modric (7.3), Benzema (6.4), Hazard (6.7). /Gazeta Sinjali Sporti/