Ka përfunduar finalja e Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Franca është shpallur kampione e Nations League, për këtë edicion.
Kampionët e botës në fuqi e mposhtën në finale Spanjën me rezultat 1-2.
Tre kolorët triumfuan me përmbysje, pasi ishin në disavantazh, nga goli i parë i shënuar nga Mikel Oyarzabal.
Karim Benzema me një goditje të pambrojtshme barazoi shifrat, kurse heroi i francezëve ishte Kylian Mbappe, i cili u përkujdes për golin e fitores.
Pas përfundimit të ndeshjes, sajti “Sofa Score” publikoi notat e më të vlerësuarve.
Paul Pogba me notë 7.9, Kylian Mbappe me 7.8 dhe Karim Benzema me 7.7 ishin më të mirë në këtë takim.
Nga radhët e spanjollëve, paraqitje të mirë pati, Sergio Busquets me notë 7.7, kurse me vlerësimin më të ulët ishin, Unai Simon dhe Gavi, që të dy me notë 6.4.