Lyoni e mposhti Troyesin në kuadër të javës së shtatë të Ligue 1, pa ndonjë problem me rezultat 3-1, raporton Sinjali Sport.
Edhe pse mysafirët kaluan në epërsi në fund të periudhës së parë me Chavalerinin, nuk ndikoi edhe aq.
Pasi vendasi filluan këndelljen me super golin e Xherdan Shaqirit që në fillim të pjesës së parë, e më pas Emerson i kaloi në avantazh në minutën e 72, kurse Paqueta u përkujdes për ta mbyllur çështjen e fituesit.
Kjo fitore i rendit vendasit në vendin e gjashtë me 11 pikë, kurse mysafirët mbesin në pozitën e 17 me pesë ponë.
Pasi përfundoi ballafaqimi, sajti “Sofa Score” i publikoi notat e futbollistëve.
Xherdan Shaqiri me 7.4 ishte një nga më të mirët në këtë takim, por nota më e lartë i takoi reprezentuesit italian, Emerson, i cili pas golit u notua me 7.8.
Për notën më të ulët u vlerësua, sulmuesi Gerson Rodriguez me 6.0.