image Notari kosovar, Olt Kondirolli zë pozitën e dytë në Lojërat Olimpike, nuk kualifikohet tutje

Sporte të tjera

Notari kosovar, Olt Kondirolli zë pozitën e dytë në Lojërat Olimpike, nuk kualifikohet tutje

news image

18 vjeçari sot ka garuar në garën 100 metra në stil të lirë ku triumfoi duke zënë vendin e dytë, raporton Gazeta Sinjali.

Olt Kondirolli renditet në vendin e dytë pas notarit nepalez, Alexander Shah i cili përfundoi i pari.

Kondirolli përfundoi garën në 54.33 sekonda ose 0.92 sekonda pas Shah.

Oltit i duhet të jetë ndër 16 më të mirët për tu kualifikuar në gjysmëfinale, por për ta bërë këtë ai duhet të presë edhe përfundimin e garave tjera.

Olti gjendet në pozitën e tretë të përgjithshme në tabelë.

Kondirolli ishte garuesi i tetë i Kosovës që garon në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

/Gazeta Sinjali Sporti/