Këngëtarja e njohur Nora Muçaj, është kthyer në muzikë pas një kohe të gjatë pauzimi. Ajo e ka publikuar projektin më të ri muzikor, i cili titullohet “Për ty”.
Kënga i takon zhanrit baladë dhe është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë Nora, ndërsa për orkestrimin Florent Boshnjaku.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/