Nora Gjakova është stolisur me medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampionia olimpike, pas katër fitoreve, u ndal në finale nga jugkoreania, Mimi Huh, kategoria -57 kg.
Nora iu rikthye garave pas 15 muajsh shkaku i lëndimit dhe rikthimi në podium vlerësohet sukses i madh, marrë parasysh që rrugëtimin e saj drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 e nisi edhe me arkëtimin e 700 pikëve olimpike.
Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg), ndërsa të dielën Loriana Kuka (-78 kg).