Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka shënuar dy fitore, ndërsa pësoi humbje në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Nora u mposht nga bullgarja Ivelina Ilieva me shënim të artë, kategoria -57 kg.
Fitore shënoi ndaj Ling Chen Lien të Taipeit dhe Justine Bishop të Zelandës së Re.
Gjakova vazhdon garën në repesazh për medaljen e bronztë. Kundërshtarja e radhës është francezja, Sarah Cysique.
Vëllai i saj, Akil Gjakova, shënoi një fitore, por në luftën e dytë u mposhtë nga Behruzi Khoj.
Ndryshe, në këtë kampionat, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi rrëmbyen medalje të bronzta në kategoritë përkatëse.