Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Gjakova në finale u mposht nga serbja Marica Perisiq, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora me këtë medalje fitoi edhe 700 pikë olimpike për Lojërat Olimpike, që do të mbahen në vitin e ardhshëm në Paris të Francës.