Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.
Është kjo medalja e dytë e Kosovës në Evropian, pas medaljes së argjendtë së Distria Krasniqit.
Nora mposhti gjermanen Seija Ballhaus, në garën e saj për medaljen e bronztë.
Kampionia olimpike garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.