Në turneun e xhudos që do të mbahet në Francë, ‘’Paris Grand Slam 2020’’, xhudistet kosovare Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Laura Fazliu do të përfaqësojnë vendin tonë në turneun prestigjioz i cili mbahet këtë fundjavë.
Kampionja, Majlinda Kelmendi, nuk do të jetë pjesë e turneut, ngase trajneri Driton Kuka e ka tërhequr atë në momentin e fundit.
Nora dhe Distria synojnë të fitojnë medalje në këtë turne.
Krasniqi do të garojë këtë radhë në kategorinë 52 kilogramë.
Kurse, Gjakova po ashtu e kaloi xhiron e parë pa luftë.
Në xhiron e dytë e pret fituesen e duelit në mes të azerbajxhanases Alexandra-Larisa Florian ndaj vjetnamezes Ngoc Diem Phuong Nguyen.
E garuesja e tretë e Kosovës në Paris do të jetë Laura Fazliu.
Ajo do të garojë në kategorinë 63 kilogramë dhe në rrethin e parë do të ketë punë me turken Minel Akdeniz.