Xhudistët nga Peja, motër e vëlla, Nora dhe Akil Gjakova, nga ora 10:00 do të mësojnë fatin e tyre, nëse do të kenë mundësi të luftojnë për medalje.
Nora, e cila është vetëm një fitore larg medaljes olimpike, shihet si favorite për ta rrëmbyer atë.
Xhudistja në rrethin tjetër, në të cilin mund të sigurojë medalje olimpike, do të takohet me Tsukasa Jpnyoshidan e Japonisë.
Në anën tjetër, Akili do të tentojë që të fitojë të bronztën përmes represazhit, po ashtu nga ora 10:00 në përballjen me Rustam Orujov i Azerbajxhanit./Gazeta Sinjali Sporti/