image Nominohet edhe një kandidat për kryeministër të Kosovës

Kosovë

Zgjedhjet/ Nominohet edhe një kandidat për kryeministër të Kosovës

news image

Koalicioni NISMA-AKR-PD, do ta nominojë nesër edhe zyrtarisht Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nesër edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.