Sot i jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Bekteshi, që u vranë ditën e djeshme në shtëpinë e tyre në Rufc të Vjetër të komunës së Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar Genc Bekteshi, i cili ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në ora 19:00 në fshatin e tyre.
Bekteshi gjithashtu, në emër të familjes ka shprehur falenderimet e tyre për ngushëllimet.