Ambasada e Kosovës në Bruksel ka njoftuar për masat e reja që i ka ndërmarrë Belgjika në kuadër të luftës ndaj koronavirusit.
Udhëtimet jo-esenciale siç bën të ditur njoftimi ndalohen përkohësisht nga 27 janari deri më 1 mars për udhëtimet në dhe nga Belgjika, transmeton Gazeta Sinjali.
Megjithatë udhëtarët ndërkufitar do të lejohen të kalojnë kufirin për aktivitete që lejohen gjithashtu në Belgjikë pa kaluar nëpër karantinë, por për një periudhë deri në 48 orë.
Udhëtimet që lejohen janë ato të biznesit, për qëllime studimore apo për arsye të tjera më bindëse.
Izolimi i detyrueshëm për personat që rezultojnë pozitiv me COVID-19 është rritur nga shtatë në dhjetë ditë.
Po ashtu është bërë e ditur se të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut duhet të respektojnë një karantinë dhjetë ditore, me testimin në ditën 1 dhe ditën 7.