image Njoftim me rëndësi rreth konkursit për zyrtarë policorë

Siguri

Njoftim me rëndësi rreth konkursit për zyrtarë policorë

news image

Afati i aplikimit për zyrtarë policorë është zgjatur edhe për dhjetë ditë nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi.

Vazhdon edhe për dhjetë ditë afati i konkursit për zyrtar policorë“, thuhet në njoftim.

Forma e aplikimit për të gjithë të interesuarit në konkursin për zyrtarë policor është online përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike. /GazetaSinjali/