image Njoftim i rëndësishëm lidhur me afatin për t'u pranuar në Universitetin e Prishtinës

Arsim

Njoftim i rëndësishëm lidhur me afatin për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës

news image

Këshilli i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur se nesër do të hapet afati për pranimin e studentëve të rinj në fakultete.

Afati do të mbyllet më 30 shtator në orën 16:00.

Ndërsa pranimi i dokumenteve do të bëhet nga ora 10:00 deri në orën 16:00 çdo ditë pune.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar maturantë, ju njoftojmë se konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës, do të hapet nesër me datë 21.09.2020, dhe do të jetë i hapur deri me datën 30.09.2020, në ora 16:00.

Pranimi i dokumenteve do të bëhet nga ora 10:00 deri në ora 16:00, çdo ditë pune.

Kandidatët me rastin e aplikimit duhet t’i kenë këto dokumente:

a) Ekstraktin e lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj,
b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë),
d) Kopjen e letërnjoftimit,
e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,
g) Dëshminë mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit-Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASH nga Administrata Qendrore e UP-së.

/GazetaSinjali/