image Njihuni me limuzinën “kështjellë” të Putinit, rezistente ndaj bombave

Botë

Njihuni me limuzinën “kështjellë” të Putinit, rezistente ndaj bombave

news image

“Aurus” është makina e blinduar që i shërben njeriut më të fuqishëm në Rusi, Vladimir Putin, i cili i shijon lëvizjet e tij në rrugët e Moskës mes sigurisë dhe luksit.

Presidenti rus ka një limuzinë të zezë “made in Russia” që vepron si engjëlli i tij mbrojtës, shkruajnë mediet e huaja.

Limuzina e blinduar “Aurus” është kështjella e lëvizshme e Putinit dhe sipas gazetës britanike “The Sun”, është makina e parë e teknologjisë së lartë në Rusi, e projektuar posaçërisht për Putinin.

Limuzina e zezë është vënë në lëvizje që nga 7 maji 2021 dhe peshon 7 ton. Motorri i automjetit arrin 600 kuaj fuqi dhe ndërsa është e ndaluar mund të arrijë shpejtësinë 100 km/h në gjashtë sekonda.

Nënkuptohet, limuzina ruse ka xhama antiplumb dhe një sistem të posaçëm anti- zjarr. Limuzina e Putinit mund t’i rezistojë bombave dhe armëve kimike, dhe edhe nëse zhytet në ujë, oksigjen që pasagjerët të mbijetojnë.

Automjeti luksoz ka kamera për natën, ndërsa xhami në anën ku ulet Putini është gjashtë centimetra i gjerë.

Limuzina Aurus njeh sinjalet rrugore dhe kufizon shpejtësinë e saj për të shmangur një përplasje me një automjet tjetër. Kostoja e automjetit ka një vlerë prej 12.4 miliardë rublash.

/GazetaSinjali/