Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve nga vërshimet e pashembullta, ka thënë Qeveria e Belgjikës.
Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, ka thënë të premten se ekipet e shpëtimit janë duke tentuar të identifikojnë edhe 20 persona të zhdukur.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka thënë se Belgjika do ta shpallë të martën ditë zie, për të reflektuar “për këto humbje të mëdha njerëzish”.
“Ky do të jetë edhe moment për të treguar solidaritet, afërsi dhe unitet”.
De Croo, ka thënë se organizimet për të shënuar një festë kombëtare më 21 korrik, do të anulohen, pasi kjo datë vjen në kohën kur “shumë njerëz do të jenë duke u përballur me situatë tejet të vështirë”. /GazetaSinjali/