image Njësia Speciale në kufirin Kosovë – Serbi (FOTO)

Siguri

Njësia Speciale në kufirin Kosovë – Serbi (FOTO)

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa foto të publikuara shihet se njësia Speciale e Policisë së Kosovës tashmë është në pikën kufitare në Jarinje.

Gazeta Sinjali më herët publikoi vendimin e Qeverisë së Kosovës nëpërmjet së cilit obligohen që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Sipas këtij vendimi targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove. /Gazeta Sinjali/