Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një djalë në moshën 5-vjeçare është gjetur i pajetë në një lumë.
Sipas The Sun, vogëlushi Logan Mwangi, i quajtur edhe Logan Williamson, u gjet pasi nëna e tij e raportoi atë të zhdukur.
Nëna e viktimës, njerku i tij dhe një 13-vjeçar përballen me gjyqin.
Njerku John Cole, 39 vjeç, i njohur si Jay, është akuzuar për vrasjen e Logan, pasi ky i fundit i cili kishte shumë dëmtime në trup është gjetur brenda një çante.
Sipas Gjykatës së Magjistraturës në Cardiff, dyshohet se i vogli është goditur nga një objekt, e si pasojë e dëmtimeve ka humbur dhe jetën.
Cole, nëna e Logan Angharad Williamson, 30 vjeç dhe adoleshenti, emri i të cilit nuk është publikuar, akuzohen për moskallëzim.
Logan u gjet në lumin Ogmore në fshatin Uells të Sarn, Bridgend, më 31 korrik.
Oficeri i mjekësisë ligjore Lauren Howitt tha në seancën dëgjimore në Pontypridd se Logan ishte identifikuar nga gjyshja e tij, Claire Williamson./Gazeta Sinjali/