Dje rreth orës 16:30 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj dy persona janë lënduar me mjete të forta nga tre të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është therur me thikë kurse tjetri është goditur me mjete të forta.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e Ferizajt, Mehmedali Hajdini.
Ai ka thënë se viktimat janë A.H., 44-vjeçar dhe Sh.H., 35-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Gjithashtu është bërë e ditur se njëra nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Viktimat janë sulmuar nga tre të dyshuar që deri tani nuk janë identifikuar.