Ishte konsull në Maqedoninë e Veriut, por dje u shkarkua nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. Bëhet fjalë për Lindon Kqirën i cili thotë se nuk e njeh vendimin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Kqira përmes një postimi në Facebook ka thënë se e nuk njeh dhe as nuk e përfill vendimin për shkarkimin e tij, nga pozita e Konsullit-Ministrit Këshilltar, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, në Shkup.
Sipas tij, ky vendim në radhë të parë është tendencioz, arbitrar, vendim politik dhe përçarës, e mbi të gjitha është antikushtetues në diplomacinë e Kosovës.
“Zonja Osmani do duhej të merrej me punën e Kuvendit të Kosovës, i cili që nga ardhja e saj në krye të këtij kuvendi, në mënyrë aksidentale, është e vlerësuar si legjislatura më e dështuar e Kosovës nga themelimi i Kuvendit të Kosovës e deri më sot”, shkroi ai.